Fillon përgatitja e ndryshimit të ligjit për posedim legal të armëve

0

Besohet se mbi 300 mijë armë ilegale janë në duart e qytetarëve të Kosovës. Kjo shifër është publikuar vite më parë në një raport të UNDP-së.

Për këtë çështje, Ministria e Punëve të Brendshme tashmë ka nisur të bëjë rregullimin ligjor për posedim legal të armëve, në të cilin përfshihet edhe amnistia.

Ndërkohë, me qëllim të kontrollit dhe harmonizimit të ligjeve në bazë të rregulloreve të BE-së lidhur me përdorimin e armëve dhe municionit në Kosovë, MPB tashmë ka bërë disa ndryshime ligjore për ligjin për armët dhe municionit. Në parim, këto ligje janë miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Qëllimi kryesor është parandalimi i trafikimit dhe prodhimit ilegal të armëve.

Zyrtarë të MPB-së sqarojnë se qëllimi kryesor është rregullimi i kushteve për blerjen, posedimin, armëmbajtjen dhe shënjimin e armëve dhe municionit për personat fizikë dhe juridikë brenda territorit dhe eksportimin jashtë vendit të destinuara vetëm për përdorim civil.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here