Fillon pajisja e veteranëve me çertifikata të njohjes së statusit

0

Nga sot do të fillojë procedura e lëshimit të vendimeve dhe certifikatave për njohjen e statusit të veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Për rastet që nuk janë kontestuese, pra që nuk kanë qenë objekt ankese, kemi filluar t’i lëshojmë certifikatat për dëshmorët, invalidët dhe veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, paralelisht do të bëhet edhe shqyrtimi i ankesave të atyre që janë ankuar, të cilët mendojnë se u është padrejtësi gjatë procesit të verifikimit. Kjo çështje tashmë është në përfundim dhe besoj se nuk do të ketë ndonjë telashe, sepse ankesat do të shqyrtohen dhe i gjithë procesi do të përfundojë me sukses”, ka thënë Jashari.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here