Fillon mitingu i Qeverisë maqedone:Jankullovska dhe Mijallkov në krah të Gruevskit

0

Ish-ministrja e Brendshme e Maqedonisë Gordana Jankullovska në mitingun e madh të VMRO-DPMNE-së që po mbahet sonte në Shkup, po qëndron pranë kryeministrit dhe liderit partiak Nikolla Gruevski.

Në rend të parë, përveç bashkëshortes së Gruevskit janë edhe ministrat maqedonas të Qeverisë, por ajo që më së shumti bie në sy është Jankullovska përkrah tij.

Ministrja e policisë, e cila u bë e famshme, mes tjerash, edhe për urrejtjen ndaj shqiptarëve, që u pa nga telefonatat e përgjuara që i publikoi opozita, ditë më parë dha dorëheqje, bashkë edhe me një ministër, Mile Jankullovskin, dhe me shefin e kundërzbulimit, kushëririn e Gruevskit, Sasho Mijallkov.

auto_mijalkovi-620x3301431977812

Këta të tre, siç dëshmuan edhe telefonatat e publikuara, ishin njerëzit më të afërt të Gruevskit dhe bashkëpunëtorët kryesorë në veprimet korruptive dhe të tjera jodemokratike të kësaj qeverie.

Është bindje e përgjithshme se largimi i tyre nga kabineti i Gruevskit u bë si rezultat i trysnisë së madhe që ushtruan diplomacia amerikane dhe ajo e BE-së, e në tentim për të zbutur sado pak krizën e madhe në të cilën gjendet kjo Qeveri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here