Fillon kolona e pritjeve në kufi me Serbinë, në Merdare, pritet 4-6 orë

0

 

Me qëllim të njoftimit të opinionit të gjerë dhe bashkatdhetarëve tanë të cilët udhëtojnë për në Kosovë, Policia e Kosovës ka njoftuar ne lidhje gjendjen sa i përket pritjeve në disa pikë-kalime kufitare që lidhin Republikën e Kosovës (RKS) me Serbinë (SRB). Në ora 13:00 sipas Policisë së Kosovës ishte kjo gjendje:

 

Merdare (Podujevë) në hyrje për në RKS, është krijuar kolonë e gjatë prej rreth (2 KM), dhe pritjet zgjasin  rreth (4-6 orë), varësisht prej frekuentimit të automjeteve.

Dheu i Bardhë (Gjilan), në hyrje për në RKS, kolona është (300-400 metra) dhe pritjet zgjasin rreth gjysmë ore (30–50 min), varësisht prej frekuentimit të automjeteve.

Mutivodë (drejtimi i fshatit Keçekollë)  në hyrje për në RKS,  nuk ka pritje të gjata, pritet afërsisht vetëm ( 15-20 minuta).

Sa i përket daljeve nga RKS, drejt Serbisë nuk ka pritje fare përveç pritjeve normale që zgjasin  vetëm (5-10 min).

Policia e Kosovës me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, i njofton të gjithë qytetarët se, ata që mund të shfrytëzojnë pikë-kalime tjera kufitare ku nuk ka pritje fare, apo ka më pak pritje, ti shfrytëzojnë ato pasi nuk ka kolona dhe pritje të gjata.

Policia ka theksuar se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolona-pritjet janë duke u shkaktuar si rezultat i fluksit të madh të automjeteve, kryesisht në dalje të RKS-se, si dhe procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve për kalim kufitar.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here