Fillon greva në shkollat e mesme dhe fillore

0

Greva e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka nisur sot në orën 08:00 ashtu edhe siç u paralajmërua ditën e djeshme.

Mësimdhënësit e arsimit parauniversitar dhe atij universitar po e mbajnë këtë grevë si shenjë pakënaqësie me vendimet e Qeverisë ndonëse kjo e fundit ka bërë të ditur se me pagat e prillit do t’u paguhet edhe përvoja e punës.

Kjo grevë sa ka parë sot KosovaPress ka filluar në shkollën fillore “Zenel Hajdini”, në shkollën “Naim Frashëri” dhe në “Asim Vokshi”.

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jashari ka thënë para medieve se greva ka filluar në shumë shkolla dhe ajo do zgjasë deri në orën 12:00.

Jashari kërkoi nga Qeveria që të kërkoi falje për premtimin që sipas tij nuk e kanë mbajtur.

Gjatë ditës së djeshme SBASHK kërkoi nga institucionet shtetërore qendrore e lokale që të mos bëjnë presion në anëtarësinë rreth grevës, por të ulen e të përmbushin obligimet e tyre karshi Kontratës Kolektive në mënyrë që greva të jetë sa më e shkurtër.

Gjatë ditës së djeshme Arsim Bajrami ka thënë se greva është e paarsyeshme sepse të enjten mësimdhënësit do t’i marrin pagat me rritje. Të njëjtën e ka thënë edhe ministri i Financave Avdullah Hoti./KosovaPress/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here