Filloi mbledhja e 4 liderëve politik të Maqedonisë (video)

0

Para pak çastesh ka filluar mbledhja ndërmjet 4 liderëve të partive kryesore në vend. I pari në takim ka ardhur Nikolla Gruevski, i dyti Menduh Thaçi, i treti Zoran Zaev dhe i fundit Ali Ahmeti.

Mbledhja zhvillohet në klubin e deputetëve.

Me këto kërkesa partitë politike ulen në tavolinë?

Lideri i LSDM-së ka paraqitur pesë kërkesa deri në zgjedhje të drejta dhe demokratike.

Formimi i qeverisë teknike
Ndarjen e partive nga shteti
Rregullimi i mediave dhe qasje e drejtë e opozitës të servisit publik RTVM-së dhe mediumeve të tjera.
Precizimi i legjislacionit zgjedhor dhe precizimi i Listës zgjedhore
Regjistrim i popullsisë

Kryeministri Nikolla Gruevski, nga ana tjetër, tha se qeveria kalimtare është e mundur vetëm pa VMRO-DPMNE-në.

Kërkesat e tij janë:

Procedurë juridike në pajtim me ligjet e Maqedonisë

Procedurë juridike për të gjithë ata për të cilët ekzistojnë dyshime se e kanë shkelur ligjin

Zgjidhje politike

BDI angazhohet për zgjidhje të qetë të krizës me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtarë.

Qëndrimi i PDSH-së deri më tani është i panjohur.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here