Fier, vrau me sëpatë burrin e së dashurës, burg përjetë 19-vjeçarit

0

Gjykata e Fierit ka dënuar me burgim të përjetshëm 19-vjeçarin Emiljano Yzeiraj, nga Aranitasi i Mallakastrës me akuzën e vrasjes me paramendim të 32-vjeçarit Jetmir Lazaj, baba i dy fëmijëve, nga komuna Hekal, raporton Shqip.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 13.01.2014, në Kalenjë të Mallakstrës, ku 19-vjeçari ka goditur tri herë me sëpatë në kokë 32 vjeçarin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Shkak i vrasjes është bërë lidhja intime që autori i krimit makabër kishte me bashkëshorten e viktimës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here