Fier, plas kallashnikovi në qëndër të qytetit, dy të plagosur

0

Dy të plagosur me kallashnikov dhe tre të tjerë me mjete të forta është bilaci që ka ndodhur pasditen e së enjtes në qytetin e Patosit. Ngjarja në fjalë ka ndodhur për motive të dobta . Ajo ka ndodhur rrethë orës 17 e 15 minuta në lokalin pranë ish furrit të bukës 50 metra më lartë qëndrës qytetit Patos.

Të plagosurit me armë zjarri A Lutaj dhe R Sanxhaku kanë marrë ndihmën mjeksore në sallën e operacionit nw spitalin rajonal Fier ndërkohë që tre të tjerët të dëmtuar lehtë me mjete të forta kanë marrë ndihmën mjeksore dhe më pas janë larguar për në banesat e tyre.

Policia ka shkuar menjëherë në vëndgjarje po kryen kqyrjen e sajë ndërkohë që oficerë të policisë gjyqsore dhe prokurori I gatshëm po marrin në pyetje dy të plagosurit . Polcia nga ana e sajë ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje për arrestimin e tij.20150625_180611

Sipas burimeve policore mësohet se  rrethë orës 17 një grup të rinjwsh ka qënë ulur për kafe në lokal. Aty pranë ka kaluar një grup tjetër të rinjëshstë moshës 17 – 25 vjec. Sherri ka nisur pasi këta që po kalonin u janë drejtuar atryre ulur duke I thënë : “Cfarë ke që na shikon në sy”. Këtu ka plasur edhe debati ku janë sharë me pas janë qëlluar me grushta. Një prej tyre ulur ka gjetur në tokë një levë hekuri e ka qëlluar  njërin prej palës kundërshtare duke e plagosur lehtë në kokë  të tjerë janë qëlluar nga trupi. Pala që po kalonte ka shkuar në makinë ku kanë marrë kallashnikov që mbanin pa leje e ka qëlluar në drejtim të tyre duke plagosur në këmbë ALutaj 25 vjec dhe R Sanxhaku 24 vjec. Pas sherrit të rinjtë janë larguar ndërkohë që qytetarët që ndodheshin në lokale të ndryshme aty pranë janë larguar të trëmbur nga krismat e kallashnikovit.

alb365.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here