FFK-ja jep një njoftim të rëndësishëm për tifozët para ndeshjes Kosovë–Azerbajxhan

0

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), njofton të gjithë qytetarët që janë pajisur me biletën online për ndeshjen mes Kosovës dhe Azerbajxhanit sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, se janë të obliguar ta shtypin atë dhe ta kenë me vete si dëshmi për të hyrë në stadium.

Kosova do të jetë nikoqire e Azerbajxhanit në takimin e fundit dhe më të rëndësishëm në Grupin 3 të Ligës D, i cili do ta përcaktojë fituesin e grupit, që nënkupton promovim në një nivel më të lartë të Ligës së Kombeve, Ligën C, si dhe play-off në rrugë për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020, raporton Gazeta Express.

FFK-ja ua bën me dije mbajtëse të biletave se emri dhe mbiemri në biletë duhet të përputhet me të dhënat personale në letërnjoftim apo ndonjë dokument tjetër identifikimi (me fotografi) nga personi që hyn në stadium.

“Çdo mbajtës i biletës duhet të ketë me vete një dokument identifikimi. Për fëmijët nën moshën 16-vjeçare kërkohet prania e prindit apo kujdestarit përkatës, i cili duhet të jetë mbi moshën 18-vjeçe”, thuhet në njoftim.

“Gjatë hyrjes në stadium stafi përgjegjës për siguri mund të kërkojë nga shikuesit që të tregojnë një dokument identifikimi me qëllim të validitetit të biletës.

Nëse bileta është e dëmtuar hyrja në stadium nuk është e mundur.

Kini kujdes, mos e shpërndani biletën me barkod të dukshëm sepse rrezikoni që bileta juaj të përdoret nga persona të tjerë dhe më këtë rast hyrja në stadium nuk do të jetë e mundur. Me biletë hyrja në stadium i lejohet vetëm mbajtësit të saj dhe për një hyrje të vetme”, thuhet tutje në njoftimin e FFK-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here