FFK e shpallë më të mirin e vitit, Arbër Zenelin

0

Ylli i Hereenvenit dhe i përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, është shpallur futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2018 nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Ai ishte lojtari më efikas për Kosovën në Ligën e Kombeve, si dhe i pari që realizoi hat-trick për Kosovën.

Xhevdet Shabani, lojtari i Dritës, është shpallur futbollisti më i mirë i Superligës. Ai u zgjodh nga votat e 20 redaksive të sportit në Televizionet, Radiot, Gazetat dhe Portalet, shkruna koha.net.

Për sukseset me Dritën, trajneri më i mirë është shpallur Bekim Isufi.

Betim Haxhimusa, Alban Shillova dhe Kastriot Rexha kanë ndarë çmimin për golashënuesin më të mirë të Superligës, me nga 13 gola.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here