Fetah Rudi propozohet nga LDK-ja për nënkryetar të Komunës së Malishevës

0

Lidhja Demokratike e Kosovës-Dega në Malishevë është përcaktuar sot për kandidatët të cilët do ta përfaqësojnë atë në koalicionin qeveritar me Nismën për Kosovën në këtë komunë. Januz Kastrati, kryetar i degës së LDK-së ka njoftuar sot pasdite se me votim të fshehtë është përcaktuar që nënkryetar i Komunës së Malishevës nga radhët e LDK-së të jetë Fetah Rudi. Rudi njihet në opinion si veprimtar i hershëm i LDK-së i cili më 15 dhjetor 2000 është plagosur rëndë në rrethana të pasqaruara dhe prej atëherë ka mbetur në karrocë invalidi, por nuk e ka ndalur asnjëherë aktivitetin politik. Kastrati ka bërë me dije se kundërkandidatë të Rudit për postin e nënkryetarit kanë qenë Bajrush Hoti nga Malisheva si dhe Rrahim Morina nga Astrazupi. Ndërkohë kandidat për drejtor të Administratës nga radhët e LDK-së është propozuar juristi Sami Kafegjolli nga fshati Bellanicë, drejtor i Drejtorisë për Urabanizëm, është propozuar ingjinieri i ndërtimtarisë Skënder Rrahmanaj nga fshati Bubël dhe kandidat për drejtor të Kadastrit dhe Gjeodezisë juristi Fatmir Ademaj nga Llapçeva. Kryetari i degës Kastrati ka deklaruar për Portalin Online se të gjithë këta kanë patur kundërkandidatë dhe ka thënë se pasi janë futur në procedurë të votimit të fshehtë, kundërkandidatët ua kanë shtrirë dorën fituesëve duke i uruar ata.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here