Fetah Rudi ankohet se i është mohuar statusi i veteranit, Jakup Kastrati e merr në mbrojtje

0

Paknaqësitë rreth listave të veteranëve të UÇK-së kanë plasur edhe në Zonën e Pahtrikut, përkatësisht në dy brigadat kryesore të zonës, atë 122 “Imer Krasniqi” dhe 121 “Ismet Jashari-Kumanova”. Një nga të pakënaqurit është edhe Fetah Rudi, nga kryesia e LDK-së së Malishevës, aktualisht i propozuar për nënkryetar të Komunës së Malishevës pas koalicionit që kjo degë ka mbërri me Nismën për Kosovën në nivelin lokal të qeverisjes. Rudi në Facebook e ka publikuar kartelën e tij të veteranit të cilën e posedonte para hartimit të listave të fundit. Ai gjatë luftës ishte arrestuar nga pjestarët e UÇK-së ndërkaq pas luftës ishte plagosur rëndë më 15 dhjetor 2000 prej kur ka mbetur në karrocë invalidi. Rudi ka thënë të ketë parë në lista të veteranëve e të dëshmorëve edhe aso që nuk kanë qenë as veteranë, as dëshmorë dhe e ka bërë krahasimin e titujve të tyre me diplomat fallco të lëshuara në Gjakovë e Pejë pas luftës.
Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e Fetah Rudit në Facebook.

“Pas publikimit te listës nga komisioni qeveritar për veteranet, invalidët, dëshmoret, pash qe emri im nuk bënte pjese te veteranet edhe pse kam kartelën e veteranit te lëshuar nga ZOP por nuk u habita duke menduar mos është bere ndonjë lëshim nga komandantet tanë qe ne i kishim! Duke lexuar listën për veteranet pash emra qe nuk janë kanë fare ne lufte apo vetëm majin e fundit e nuk janë ata qe kanë marre pjese nga fillimi deri ne fund e nuk figurojnë emrat e tyre. Pash listën e invalidëve te plagosur ne lufte pash emra qe nuk janë plagos dhe nuk di cili mjek ka leshu dokumente te tilla apo edhe këtu kanë bërë false si me diploma te Gjakovës dhe Pejës. Edhe te lista e dëshmoreve pash emra qe nuk janë dëshmor kjo me brengosi shume. Ne kategoritë tjera pash emra qe kurrë nuk kam marr pjese e tash janë ne ato lista. Ne fund te gjitha atyre qe kanë fitu statutin e veteranit, dëshmorit, invalidit ju uroj e ishalla i gëzojnë me te mira”
Me përkushtim statusin e Fetah Rudit në Facebook por edhe në jetë, e ka përkrahur Jakup Kastrati, ish kryetar i LDK-së së Malishevës në kohën e luftës, dhe ish kryetar i Komunës së Malishevës në zgjedhjet e para të pasluftës nga LDK-ja, aktualisht mësimdhënës në shkollën e fshatit të tij Turjakë. Edhe Kastrati gjatë luftës ishte arrestuar nga pjestarët e UÇK-së, siq kishte deklaruar ai publikisht nga vet Hashim Thaçi. Kastrati në postimin e tij në Facebook ka folur edhe për vështirësitë nëpër të cilat sipas tij ka kaluar dega e LDK-së të cilën e ka udhëhequr ai vet gjatë kohës së luftës.
Më poshtë mund ta lexoni postimin origiinal të Jakup Kastratit në Facebook.
“QKA TE THEMI?LUFTA E SHEJT E UCK se PER LIRI ,PAVARSI DHE PER NJE SHTET DEMOKRATIK TE KOSOVES FILLOJ TE KEQPERDORET PARA DALJES NE SKEN TE UCK se,GJATE LUFTES ,PAS LUFTES DHE TANI, NE FORMA TE NDRYSHME , NGA NJE SHERBIM APO STRUKTUR E CAKTUAR E CILA E DAMTOJ SHUME IMAZHIN E SAJ.KJO STRUKTUR ESHTE DUKE VEPRUAR TANI EDHE PARA SYVE TE INSTITUCIONEVE TE REPUBLIKES SE KOSOVES.KJO STRUKTUR ME VEPRIMET E VETA QE NUK KISHIN TE BEJN FARE ME UCK ne DHE MISIONIN E SAJ QE NE FILLIM TE LUFTES QLIRIMTARE FILLOJ LUFTEN KUNDER LDK se DHE VEPRIMTARVE TE SAJE,DUKE U PERPJEKUR QE TI PRIVOJ NGA E DREJTA PER TU ANGAZHUAR NE RADHET E UCK se ,SIMPATIZUESIT,ANTARET DHE VEPRIMTARET E LDK se. KETE NUK E ARRITI.VAZHDOJ ME KERCNIME,MALTRETIME E DERI ME BURGOSJET E VEPRIMTARVE TE LDK se,EDHE KETU DESHTUAN.FILLUAN TE NA I MBYLLIN EDHE ZYRATE LDKS DEKE MOS MENDUAR SE NE I HAPIM TJERAT.LDK ja MISIONIN E VETE TE SHEJTE E KA REALIZUAR PERMES ZYRES SE VETE ME ANTARET E KRYESISE ,ME KRYETARET E NENDEGVE DHE TE AKTIVEVE PER FRESKIMIN E RADHEVE TE UCK se,FURNIZIMIN E POPULLATES DHE UCKseME ARTIKUJ USHQIMOR,BARRNA ,PARE DHE ARMATIM ,TE DHURUARA NGA POPULLI I JONE.LDKja JU KA OFRUAR NDIHM SHTABEVE EMERGJENTE TE POPULLATES SE RAHOVECIT ,DUKE JU LEJUAR ZYRET PER EVIDENTIMIN E POPULLATES SE ZHVENDOSUR,DHE DUKE I STREHUAR PERMES VEPRIMTARVE TE VETE NEPER SHTEPI NE TE GJITHA FSHATRAT E KOMUNES SE MALISHEVES.PER TE GJITHA KETO SHERBIME KRYASIN E LDK se E SHENDRRUAM NE SHTAB EMERGJENT,KRYETAR I TE CILIT ISHA UNE.MOS TE HARROJM SE SE PAKU GJYSMA E KRYESISE KA QEN E UNIFORMUME NENE EMBLEMEN E UCK se.NJE NGA ATA KA QENE EDHE FETAH RUDI,I CILI KURRE NUK U NDAL ME PUSHK E ME PEN DUKE I SHERBYER POPULLATES DHE UCK se.KETU KERKONE HUMBJEN E SHPRESAVE TE POPULLATES E CILA DITE ME PARE DUKE KALUAR NEPER OBORR TE HASMIT JA KTHEJ SHPINEN ATDHEUT TE VETE.UNE BESOJ SE SI FETAH RUDI JANE EDHE SHUME MUNIMQAR TE LDK se QE JANE REFUZUAR.ESHTE SHUME MEKAT TE ANASHKALOHET KJO KATEGORI E NJERZVE QE NUK KURSYEN ASE DJERSEN ASE GJAKUN, VETEM PER TI DAL ZOT POPULLIT DHE USHTRISE SE VETE.KAM EDHE SHUME E SHUME PER TE THENE PO PI LA PER ME VONE” .

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here