Festë e “çmendur”: Nëntë të lënduar në Ferizaj, njëri në gjendje të rëndë

0

Festimet e Vitit të Ri me mjete piroteknike kanë lënduar shumë njerëz në Kosovë edhe në orët e para të këtij viti.

Në Ferizaj janë të lënduar nëntë persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar Basri Shabani, nga Policia e Rajonit të Ferizajt.

“Deri tani kemi nëntë persona të lënduar kur njëri nga ta është i lënduar më rëndë dhe pas trajtimit mjekësorë këtu në Ferizaj është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK, personat e lënduar janë të moshave të ndryshme por të gjithë janë të lënduar nga mjetet piroteknike”, ka thënë Shabani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here