“Ferrarin” e rent a car, nga Zvicra e dërgon në Maqedoni, e dëmton kompaninë për 70 mijë euro

0

Një qytetar i Maqedonisë ishte bërë lajm i medieve në këtë vend, pasi kishte marrë me qira një veturë të tipit “Ferrari” nga një kompani e makinave me qira në Zvicër.

Nuk ishte lajm se ai po ngiste Ferrari para bashkëqytarëve të tij, por që e kishte sjellë në mënyrë të paligjshme atë në Maqedoni, duke i shkaktuar dëme kompanisë mbi 70 mijë euro.

Ferrari ishte kontraktuar të jetë në pronësi me qira nga 31.07 deri 10.08.2015, dhe sipas kontratës, automjeti duhet të operohet në territorin e Austrisë, Zvicrës dhe Gjermanisë, por në kundërshtim me kontratën e deklaruar, automjeti jo që nuk është kthye brenda afatit të caktuar, por e kishte dërguar edhe në Maqedoni.

Bëhet fjalë për një 25-vjeçar nga Makedonska Kamenica.

Policia maqedonase ishte alarmuar nga Interpoli se një automjet luksoz Ferrari ishte objek i hetimeve dhe se është vjedhur dhe gjendet në një qytet të Maqedonisë.

Ferrari ishte zbuluar me satelit gps nga kompania zvicerane, raportojnë mediet e Shkupit, përcjell albinfo.ch.

– See more at: http://www.albinfo.ch/me-ferrari-renta-car-nga-zvicra-ne-maqedoni/#sthash.T5R8SWHz.dpuf

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here