Ferizaj pasurohet me 110 lopë nga Çekia

0

Drejtori i Bujqësisë në Ferizaj, Xhemajl Reçica, ka thënë se projekti i shpërndarjes së lopëve është qysh nga viti i kaluar dhe ka vazhduar edhe këtë vit.

“Kriteret për përfitim të lopëve kanë qenë që së paku një familje t’i ketë dy krerë lopë dhe një objekt prej 50 metrave katrorë. Ne jemi munduar që përmes kësaj forme të bëjmë edhe zbutjen e papunësisë për këto familje”, ka thënë ai, duke shtuar se këto lopë janë të moshës ndërmjet 16 e 25 muaj.

“Janë lopë gravide që janë në muajin e pestë apo në të shtatin, ashtu siç i kemi paraparë dhe janë me prejardhje nga Çekia”, tha Reqica.

Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 110 mijë euro, ku me 40 mijë euro kanë participuar edhe vet përfituesit e këtyre lopëve./K.P.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here