Ferizaj: Nuk digjet vetura zyrtare

0

Një person nga sigurimi i objektit të Gjykatës Themelore në Ferizaj ka raportuar se derisa ishte në roje gjatë natës së kaluar kishte vërejtur tre persona të dyshuar duke iu afruar një veture zyrtare. Policia e Kosovës ka bërë me dije se pasi roja i ka vërejtur, të dyshuarit kanë ikur dhe gjatë ikjes u kishte rënë një shishe e mbushur me benzinë. Policia dyshon se qëllimi ishte djegia e veturës zyrtare. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here