Ferizaj: Arrestohen 2 persona, vjedhin pajisje në shkollë

0

Një femër nga Ferizaji ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda në shkollë, me ç’rast kanë vjedhur një aparat saldimi, një shpues elektrike një garniturë çelësash, një kompjuter me të gjitha pajisjet dhe dy monitorë për kompjuter. Vlera e dëmit të shkaktuar arrin rreth 2810 euro.

Pas një pune hetimore, njësiti policor ka identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se e kanë kryer veprën e përshkruar më lart dhe tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar gjësende dhe pajisje të ndryshme të vjedhura. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në burg.