Ferizaj: 9 të lënduar nga mjetet piroteknike

0

Nga mjetet prioteknike dhe fishkezjarret që janë shkrepur gjatë ndërrimit të moteve, kanë pësuar 9 veta, kryesisht të rinj, të cilat janë trajtuar në Qendrën Emergjente të Spitalit të Ferizajt.

Specialisti i mjekësisë emergjente në këtë qendër, Dr. Sefedin Fazliu, ka thënë se këta kanë marrë lëndime nga fishekzjarret kryesisht në duar, me përjashtim të njërit që është lënduar në këmbë nga një e ashtuquajtur ‘raketë’ dhe për shkak të lëndimit dhe mungesës së kirurgut plastik në këtë qendër, është transportuar në QKUK në Prishtinë.

“Edhe sonte jemi marrë me të lënduar nga mjetet piroteknike, kanë qenë disa raste, një rast ka qenë pak më specifik sa i përket lëndimit, ka pasur një defekt të lëkurës deri në pjesën e kockës dhe është dashur të transportohet në Emergjencën në Prishtinë, për t’u konsultuar kirurgu plastik”, ka thënë dr. Fazliu.

Ndryshe, mjekët nga ky shërbim kanë thënë se krahasuar me vitet e kaluara, këtë vit ka pasur shumë më pak raste të lëndimeve, por edhe natyra e lëndimeve ka qenë krejt tjetër, madje ka pasur lëndime edhe me armë zjarri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here