Ferid Agani: “PD-ja ka ndjekur rrugën e mesme, ka mënjanuar çfarëdo ekstremi”

0

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, duke marrë pjesë në tubimin zgjedhor të degës së kësaj partie në Suharekë ka thënë se “PD-ja gjatë 15 vjetëve të ekzistimit të saj, ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm në ndërtimin e një shteti të drejtë, ku respektohen të drejtat e çdo qytetari, pavarësisht kombit apo religjionit”. “PD-ja me këmbëngulje i ka mbrojtur dhe kultivuar vlerat kombëtare dhe fetare, duke ndjekur rrugën e mesme, dhe duke menjanuar çfarëdo lloji ekstremi”, ka shtuar ai. Kryetari i degës së PD-së në Suharekë është rizgjedhur Bajram Tërshani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here