Ferid Agani në iftar e syfyr me kryetarin e qytetit të Beshiktashit

0

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka takuar kryetarin e qytetit të Beshiktashit, Murat Hazinedar dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Sait Yalazay.

Partia e Drejtësisë nuk ka treguar saktë vendin e takimit por ka thënë se “kryetari Agani me delegacionin turk, ishin të ftuar në një iftar dhe syfyr të përbashkët”, ku sipas njoftimit nga Partia e Drejtësisë, shfrytëzuan rastin të bisedonin për bashkëpunimin e ndërsjellë të dy shteteve mike në të gjitha fushat, “ku objektivat e dy popujve janë të përbashkëta të ndërthurura me një kulturë qindravjeçare”.

“Në këtë takim Agani shprehi qëndrimet e Partisë së Drejtësisë, duke pohuar se mbeten të përkushtuar në ndërtimin e raporteve të shëndosha me të gjitha institucionet e shtetit turk”, është theksuar në njoftim.

Kryetari i qytetit të Beshiktashit, Murat Hazinedar, e ka falenderuar kryetarin Agani, për mikëpritjen e ngrohtë, ndërsa |shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me të gjitha institucionet kosovare, me qëllim zhvillimin dhe përparimin e mëtutjeshëm të Kosovës”.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here