Ferdinand tërhiqet nga futbolli

0

Ish-futbollisti i Mançester Junaitid dhe kombëtares së Anglisë, Rio Ferdinand bëri të ditur tërheqjen e tij nga futbolli pas përfundimit të kontratës me Queens Park Rangers.

Vendimi për të varur këpucët në gozhdë erdhi si pasojë edhe e ndarjes nga jeta të së shoqes në fillim të këtij muaji. 36 vjeçari, i cili e bëri të ditur lajmin e tërheqjes nga futbolli në rrjetin mediatik “BT Sport”. Arsenali e mbyll sezonin me një trofe. Topçinjtë e kanë fituar Kupën FA pas triumfit prej 4-0 kundër Aston Vilës në finalen e Uemblit.

Edhe në sezonin e shkuar, ekipi i Arsen Venger fitoi vetëm FA Cup, ndërsa edhe këtë sezon ata e kanë marrë Kupën. Lojtarët e Arsenalit shënuan në pjesën e parë një gol.

Monreal harkoi, e Aleksis e ktheu topin në zonë, ndërsa Theo Ualkot realizoi për skuadrën e tij. Aleksis Sançez ishte i pandalshëm në golin e dytë. Ai kaloi disa pengesa, para se ta dërgonte topin në rrjetë. Harkimin e Kazorlas nga këndi e shfrytëzoi Per Mertesaker për golin e tretë të Topçinjve që vulosi gjithçka.

Në minutat shtesë në listën e golashënuesve u përfshi edhe Olivier Xhiru. Ndërkaq Eden Hazard pranoi se marrja e trofeut të Premier League e bëri atë të ndihej si një fëmijë me një lodër të re në dorë. “Ishte një javë e paharrueshme. E morëm trofeun në “Stamford Bridge” dhe tani jemi duke vazhduar festën në Bangkok.

Marrja e këtij trofeu për mua ishte si një fëmijë që merr një lodër të re. Synimi im kryesor ishte të shpallesha kampion i Anglisë dhe të gjithë bashkë kaluam një sezon të jashtëzakonshëm, madhështor,” deklaroi belgu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here