Femra është një uragan !

0

Shkrimtarja Brunilda Zllami ka zgjedhur një fragment nga romani i saj “Nuk jam engjëll”, për të përcjellë mesazhin e saj për 8 Marsin-Ditën e Gruas.

 

Më poshtë mund të lexoni të plotë postimin e saj.

 

“Është e vështirë të jesh femër. Në çdo vend, në çdo kohë. Më e vështirë është kur injoranca i mban ato të mbyllura duke u përcaktuar një mision të vetëm, të jenë skllave të burrave e të riprodhojnë ata. Janë femra të tilla që janë gratë e dikujt, nënat e dikujt. Janë ato që edukojnë brezat e rinjë me të njëjtat parime të motshme, të kalbura. Por tani ka ardhur koha që të tregojmë se femra nuk është objekt që dikush e blen dhe e perdorë si të dojë. Nuk është mall i shfrytezueshem që dikush e ka në shtëpi. Është njeri si ju, shikon, dëgjon, ëndërron, dashuron si ju. Vajza dhe gra janë vrarë vitet e fundit në Shqipëri në kushte nga më çnjerëzoret. Të masakruara me urrejtje sikur të ishin krijesa të satanait, të hedhura rrugëve, arave, moçaleve e lumenjve sikur dikush të mos ngopej as nga vdekja e tyre. Po asnjëra nuk ka marrë drejtësine që meritonte. Dhe numrat po shtohen, dhuna e egërsia e krimeve po rritet frikshëm. Nuk duhet të ndodhë më. Ka ardhur koha për të ngritur zërin si shoqëri, burra e gra për të mos lejuar injorancën e dhunën të dominojë jetët tona. Femra shqiptare është ajo qe do një jetë dinjitoze për vete dhe familjen e saj. Ajo ka një fytyrë që duhet ta shikoni, një zë që duhet ta dëgjoni, një zemër që duhet ta ndjeni. Ajo është gruaja, nëna, shoqja, ajo është femër dhe s’është as e dobët, as e brishtë. Është një uragan!” “Nuk jam engjëll”-Brunilda Zllami

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here