Fëmijët tuaj rrinë tërë kohën në kompjuter dhe mobil?Provojeni metodën e kësaj nëne

0

Një nënë ka gjetur mënyrën se si t’i kufizojë fëmijët e saj adoleshent në përdorimin e tepruar të televizionit dhe kompjuterit.Ajo ka vendosur që t’u bëjë një kufizim të qasjes së tyre të tepruar në ekranet e kompjuterëve e telefonave celularë që është shkaktari kryesor i rënjes në mësime dhe kontaktit direkt me familjen dhe miqtë.

media_l_7782730

Ann Kirby-Payne ka vendosur që të krijojë një listë detyra para se fëmijët e saj të kenë të drejtën e çasjes në rrjetet sociale.Fëmijët nuk kanë të drejt çasje në Facebook ose në serialet e tyre të preferuara para se t’i kryejnë këto detyra:

-të lexojnë një libër përçdo ditë nga 25 minuta,

-bërja e detyrave të shkollës,

-përgatitja e kalendarit për detyrat që u jepen në shkollë dhe lënja e takimeve me njërin nga prindërit për detyrat e caktuara të shkollës,

-Fëmiu është i obliguar që në kohën prej 45 minutave të bëjë diçka kreative (punë dore ose vizatim)

-rregullimi i dhomës dhe krevatit

-secili duhet të kryejë pjesën e vet të punës në kuzhinë (larja e enëve,pastrim …)

Asnjë nga këto kushte nuk negociohet.Të dy fëmijët adoleshent i kanë pranuar rregullat dhe ligjin që nuk ka asnjë negociatë për të ardhur deri te mundësia për çasje në rrjetet sociale.”Unë jam edhe tolerante në disa raste të caktuara,gjatë pushimeve të shkollës,gjatë wikendit apo në ndonjë ditë shiu”-thotë Ann Kirby-Payne nënë e dy adoleshentëve.

Shembullin e kësaj nëne e kanë ndjekur edhe nëna të tjera në Australi dhe të gjitha kanë pohuar se kanë pasur sukses.Fëmijët e tyre tash në vend që të rrinë 2-3 orë para ekraneve,rrin afërsisht 20 minuta apo gjysmë ore./Online

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here