Fëmijët takojnë prindërit në burg

0

Dhuratat janë simboli i festave, por në një vend si burgu dhuratat nuk janë asgjë para njerëzve të dashur.

Surpriza e autoriteteve të burgut 302 në Shqipëri, në ditën e fundit të vitit ishte pikërisht kjo, t’i takonte të paraburgosurit me fëmijët e familjarët e t’u shpërndante fëmijëve një dhuratë.

Mes të paraburgosurve që takoi fëmijët ishte edhe ish-deputeti Mark Frroku, djali i të cilit dha një urim të pafajshëm për të gjithë të dënuarit në vend: “Unë uroj që të lirohet jo vetëm babi im, por të gjithë”.

Mark Frroku qeshi dhe i tha: “Bravo, shumë bukur ke folur, tamam si politikan”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here