Fëmija që “vdes” 5 herë në vit

0

A mund të vdesësh pesë herë çdo vit? Po. Madje vetëm në këtë mënyrë mund të jetojë trevjeçari anglez, Aron Suini, historia e të cilit ka përfunduar në mediet e mbarë botës.

Fëmija vuan nga një sëmundje e rrallë: zemra e tij mund të ndalet deri në shtatë minuta. “Vitin e kaluar ka ndodhur çdo tre muaj ose më shpesh”, thotë nëna e Aronit, Xholin Klark, e cila nuk ndahet kurrë nga defibrilatori portativ për të qenë gati sa herë i biri ka nevojë.

“Mjekët thonë se ai nuk duhet të vrapojë dhe të lodhet, por unë nuk mund ta ndaloj”, shpjegon ajo.

Herën e fundit, kur djali pati një krizë ishte duke parë televizor. “Nuk dija çfarë të bëja, ishte e vështirë, e tmerrshme. Tani të paktën jam e përgatitur. Problemi i vetëm është se nuk mund të punoj, pasi duhet të qëndroj me të dhe Aroni nuk mund shkojë në kopsht”, shprehet nëna e vogëlushit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here