Fëmija i parë për 2019-ën në Shqipëri është një djalë

0

Fëmija i parë për vitin 2019 ka lindur në maternitetin ”Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë vetëm dy minuta pas ndërrimit të viteve.

Fëmija i parë për këtë vit është një djalë që prindërit e kanë quajtur Elis dhe solli një gëzim të pamasë në familjen e tij.

Foshnja peshon 3150 gram dhe gëzon shëndet të mirë bashkë me nënën e tij.

Kujtojmë se nga ora 00:00, në Shqipëri ka hyrë në fuqi ligji për mbështetjen financiare për të sapolindurit, të cilët do të fitojnë nga 40 mijë lekë deri në 120 mijë lekë të rinj.

Thënë ndryshe, fëmija i parë përfiton 40 mijë lekë të rinj, i dyti 80 mijë lekë dhe i treti 120 mijë lekë. Nëse janë binjakë të dy përfitojnë nga 80 mijë lekë, e nëse janë trenjakë nga 120 mijë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here