Fëmija i parë i vitit 2019 është vajzë ndërsa nëna më e re është Miranda Bajrami.

Naser Berisha, shef i ekipës në Klinikën e Gjinekologjisë, ka informuar se ka lindur edhe foshnja e parë për vitin 2019, në orën 00:36.

“Lindja e parë pas mesnatës, ka qenë në 00:36 minuta, me lindje operative. Pacienti është  Miranda Bajrami, e lindur në vitin 2000 në Fushë Kosovë, foshnja është e gjinisë femërore. Gjendja e fëmiut është maksimalisht e mirë ndërsa për pacientin nuk mund të flitet edhe gjysmë ore”, ka thënë Berisha menjëherë pas lindjes së fëmijës nga e ëma, raporton EO.

Berisha ka bërë të ditur se vitin e kaluar kanë qenë 9985 lindje, me prerje cezaeiane 3106, meshkuj 5436, femra 4852, bineq 276, trineq 16.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here