Fëmija hipë dhe bie nga rimorkio pa e vërejtur prindi, lëndohet rëndë

0

Në fshatin Shaptej të Deçanit një person derisa ishte duke drejtuar automjetin e tipit Kombi-bus, nuk e kishte vërejtur se fëmija i tij, i gjinisë mashkullore kishte hipur në rimorkion e automjetit dhe për një çast kishte rënë nga rimorkio dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Policia e Kosovës ka njoftuar sot për ngjarjen që ka ndodhur një ditë më parë dhe ka bërë me dije se fëmija është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërkohë që prindi fatkeq në lidhje me këtë rast trajtohet nga policia si “i dyshuar”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here