Federatën serbe e kaplon paranoja, druan nga helmimi në Elbasan

0

Skuadra serbe druan se rrezikon helmimin nga ushqimi në Shqipëri.

Sipas mediave serbe, për të qenë më të sigurtë, Federata serbe ka vendosur të marrë me vete edhe një kuzhinier, i cili do të kontrollojë cilësinë e ushqimit dhe do të përgatisë menynë për lojtarët serbë.

Këtë vendim të tyrin, Federata serbe e argumentoi me atë që ndodhi pak kohë më parë në Minsk, ku 17 lojtarë të Luksemburgut u helmuan nga ushqimi para ndeshjes me Bjellorusinë.

Përfaqësuesja e Serbisë, e cila ndodhet në vendin e fundit në grup, do të vijë në Tiranë një ditë para ndeshjes në “Elbasan Arena”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here