Federata Shqiptare e Futbollit tregon pse UEFA e qiti Danimarkën të dytën

0

Danimarka ka shënuar gol në Shqipëri prandaj edhe është para Shqipërisë në renditjen tabelare të Grupit garues për kualifikime në Evropianin 2016, ka deklaruar Federata Shqiptare e Futbollit. Sqarimi ka ardhur sot si rezultat i ndryshimeve që ka pësuar renditja në grup, ku Shqipëria pas tre pikëve të marrë nga KAS ishte ngjitur në vendin e dytë, por që mbrëmë UEFA e vendosi Shqipërinë në vendin e tretë dhe media të ndryshme raportuar se ky institucion po i hakmerret Shqipërisë.

SQARIMI

Duke marrë shkas nga lajme të pasakta dhe keqinformuese botuar në shtyp, Federata Shqiptare e Futbollit kërkon të jape qendrimin e saj zyrtar, në lidhje me renditjen e Grupit I, kualifikues të Kampionatit Europian, botuar në faqen zyrtare të UEFA:
Renditja ne grupin I, është si më poshtë:

1. Portugalia 12
2. Danimarka 10
3. Shqipëria 10
4. Armeni 1
5. Serbia -2

Shqipëria, është renditur në vendin e tretë me pikë të bararabarta Danimarkën. Kundërshtari renditet përpara nesh sepse sipas rregullores së aktivitetit, kur dy skuadra janë me pikë të barabarta në renditjen e përgjithshme për të vendosur se cila qëndron më lart, zbatohet ky kriter:
Pikët e fituara në ndeshjet direkte (në ndeshjen Shqipëri – Danimarkë takimi ka përfunduar në barazim 1-1). S’ ka diferencë pikësh.
Diferenca e golave në ndeshjet direkte është 0. Në rastin e ndeshjes Shqipëri –Danimarkë, nuk ka diferencë golash.
Numri më i lartë i golave të shënuara në ndeshjet direkte. Në rastin e ndeshjes Shqipëri – Danimarkë, nuk ka diferencë golash. Një gol ka shënuar Danimarka dhe një Shqipëria.
Numri më i lartë i golave të shënuar në fushën kundërshtare. Danimarka ka shënuar në Shqipëri dhe për këtë arsye është e avantazhuar.
Duke ju referuar pikës d, të rregullores së eliminatoreve të Kampionatit Europian Francë 2016, Danimarka renditet përpara Shqipërisë në Grupin I.
Sebia renditet në vendin e fundit me -2 pikë për shkak, se asaj i janë hequr 3 pikë nga vendimi i fundit i KAS të Lozanës
Kjo është e vërteta, në lidhje me renditjen e Grupit I. Të tjerat, të publikuara apo aluduara në mendia të ndryshme janë thjesht spekulime që kërkojnë të keqinformojnë publikun dhe tifozerinë shqiptare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here