Federata Serbe e Futbollit frikësohet se ata mund të përjashtohen nga garat

0

Zv.presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Ivan Curkoviç ka lëshuar një paralajmërim për tifozët e vendit të tij. Në prag të mbledhjes së KAS, që do të japë një vendim përfundimtar për ndeshjen e 14 tetorit mes Serbisë dhe Shqipërisë, ështëzv.presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Ivan Curkoviç që lëshon një paralajmërim për tifozët e vendit të tij. Curkoviç, i cili njihet për afrimitetin e tij me presidentin e UEFA-s, Michel Platini për mediat serbe ka deklaruar se Federata Serbe e Futbollit por dhe ajo kroate rrezikojnë të përjashtohen nga 3 deri në 5 vjet për shkak të rasteve të përsëritura të dhunës. Dënimi sigurisht, nuk ka lidhje me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, por rastet e përsëritura të dhunës nga ana e serbëve mund të shtyjnë Qeverinë e Futbollit Ndërkombëtar, t’i kërkojë UEFA-s që të përjashtojë Serbinë nga të gjitha aktivitetet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here