Federata e Futbollit e Serbisë reagon me gjuhë të ashpër

0

Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) ka reaguar ashpër pas vendimit të CAS’it për ndeshjen Serbi-Shqipëri.

“Jemi përballur me një vendim të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Luzanë, i cili është i pa precedent dhe ne mund të themi së është turp për drejtësinë, i ngjyrosur politikisht dhe një skandal për futbollin evropian dhe botëror. FSS dëshiron të njoftoj se ka pasur elemente selektive të CAS-it të cilat kanë shkuar në dëm të FSS dhe Serbisë”, thuhej në komunikatën e lëshuar nga FSS.

“Apeli i Serbisë është injoruar totalisht nga CAS-i, ndërsa është pranuar apeli i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF)”.

“Pas të gjithave, gjykata u ka treguar medieve daneze dhe shqiptare për epilogun vendimtar para se ai të merrej. Si t’i interpretojmë komentet e medieve daneze dhe kryeministrit të Shqipërisë? Është hipokrite”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here