Federata Daneze e Futbollit: Gjendja shëndetësore e Eriksenit e qëndrueshme

0

Nga Federata Daneze e Futbollit vjen një deklaratë e re mbi gjendjen shëndetësore të Christian Eriksen, i cili u shemb pa puls dhe pa ndjenja në fushën e blertë, gjatë ndeshjes së “Euro 2020”, Danimarkë-Finlandë.

Mjekët e kombëtares ndërhynë shpejt dhe e mbajtën në jetë, pastaj e dërguan në spital, ku po vijon kontrollet e imta mjekësore për të zbuluar shkakun dhe sëmundjen.

Ja njoftimi i federatës: “Ne biseduam me të këtë mëngjes, Christian iu dërgoi përshëndetje shokëve të tij të skuadrës. Gjendja e tij është e qëndrueshme, do të qëndrojë në spital për analiza të mëtejshme.

Ekipi dhe stafi i ekipit kombëtar morën ndihmë psikologjike, çka do të vazhdojë, pas episodit të djeshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here