FBK: Kosova brenda javës pranohet në FIBA

0

Komiteti Ekzekutiv i FIBA-së të enjten dhe të premten në Gjenevë do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën pritet që zyrtarisht Kosova të jetë anëtare e re e shtëpisë më të madh të basketbollit.

FBK në muajin shkurt ka aplikuar për pranim në FIBA. Sekretari i FBK-së Leart Hoxha i ka thënë KosovaPress-it se beson fuqishëm së basketbolli ynë në mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv do ta pranohet në FIBA.

“Ne në fakt jemi shumë optimist. Kur kemi dorëzuar aplikacionin në muajin shkurt na është thënë se do të trajtohet nga Komiteti Ekzekutiv dhe jo nga Bordi qendror i FIBA-së. Janë dy trupa, dhe për sqarim Komitetit Ekzekutiv është një trup pak më i ngushtë se sa Bordi qendror edhe arsyeja pse jemi optimistë është se pikërisht do të trajtohet na mars dhe jo kur të mblidhet Bordi në qershor, dhe besojmë se do të pranohemi për shkak se shenjat kanë qenë pozitive se nëse trajtohet në mars, atëherë mund të marrim pjesë në garat e verës 2015 dhe 2015/2016 sezoni ku mund të marrin pjesë klubet. Ideja ka qenë nëse pranohemi, atëherë t’i dërgojmë reprezentacionet e Kosovës në kampionatet evropiane për kategori të reja dhe klubet të jenë gati për garat e FIBA-së që nga sezoni 2015/2016 dhe të gjithë jemi duke pritur lajme të mira”, ka thënë Hoxha.

Ai ka theksuar se FBK ka pasur dhe vazhdon të ketë kontakte me FIBA, letërkëmbime kryesisht, e ku sipas tij, nuk është përmendur farë çështja se a do të pranohemi apo jo. Hoxha mendon se çështja e pranimit është punë kryer dhe ai fuqishëm beson se FBK-ja do të anëtare e re e FIBA-së.

Sekretari i FBK-së thotë se në takimet që ka zhvilluar FBK me federata e huaja dhe FIBA Evropën ekziston një diskonim pozitiv për basketbollin e Kosovës. Hoxha thekson se FBK qysh tash është duke komunikuar me FIBA Evropë, sepse sipas tij, pas pranimit, pak punë mbetet me FIBA botën. Sipas Hoxhës, FBK ka përkrahjen e shumë krerëve të federatave sportive dhe vetë FIBA Evropës, veçmas nga kryetari i Federatës turke që është edhe kryetar i FIBA Evropës. Ai thotë se disponimi është shumë pozitive për basketbollin tonë, veçmas pas pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON).

Hoxha ka folur edhe për klubet e Kosovës dhe përfaqësueses sonë që do të jenë pjesë të garave ndërkombëtare pas pranimit të FBK-së në FIBA. Sipas Hoxhës, pjesëmarrja në garat ndërkombëtare do të jetë test i madh për basketbollin tonë.

“Mendoj se është testi i madh që na pret brenda këtij viti. Federata përfaqësohet me reprezentacione dhe ne si federate do të bëjmë maksimumin që shumë shpjet të punojmë në konsolidimin e reprezentacioneve, sidomos atyre të kategorive të reja, duke pasur parasysh se reprezentacioni A është biznes me i shtrenjtë edhe finalizimi me i komplikuar, por edhe cikli i kualifikimeve nuk është diçka emergjente. Ne në korrik do të garojmë në Kampionatin Evropian U20 divizion B që mbahet në Hungari dhe jemi në pritje të konfirmimit mbase mund të garojmë edhe në Kampionatin Evropian U16 në divizionin C për meshkuj dhe në ato kampionat për ne nuk është gjithaq synim rezultati, kuptohet se nuk dëshirojmë të humbim me rezultatet të thella, por është ideja që ta vërtetojmë fiks se ku jemi dhe te kemi një diagnoze të qartë të gjendje dhe të dimë se cilët hapa duhet t’i ndërmarrim”, ka theksuar Hoxha.

Ai thotë së tashmë është duke u punuar në këtë drejtim pasi që FBK ka angazhuar një trajner amerikan, i cili sipas Hoxhës, do të vijë në Kosovë brenda pak ditësh.

Hoxha thotë se trajneri amerikan do ta merr rolin e koordinatorit në të gjitha kategoritë e reja në të dyja gjinitë. Ai mendon se rezultat nuk do të mungojnë, sepse sipas tij, trajneri amerikan ka përvojë të madh në Evropë. Hoxha thotë se për reprezentacionin A do të jetë një segment tjetër i punës.

Ndërkaq sa i përket pjesëmarrjeve të klubeve në rrafshin ndërkombëtar, Hoxha pohon se federata gjithnjë do të dispozicion të klubeve.

“Kurse sa i përket klubeve qysh tani do ta kenë federatën në dispozicion për gjithçka që ju duhet në raporte me FIBA Evropën. Këtu e kam parasysh rregulloret e FIBA Evropës, i kam parasysh komunikimin me FIBA Evropë në rast duhet të bëhet ndonjë lëshim për klubet e Kosovës dhe e kam parasysh ndihmën që federata mund ta jep. Mirëpo, klubet duhet të vendosin dhe ta shohin a janë të gatshëm për EuroChallenge tek meshkujt dhe për garat e Euroligës në konkurrencën e femrave. Besoj se klubet tona brenda këtyre dy viteve të garimit në Ligën Ballkanike e kanë të qartë se sa kanë potencial, sa kanë para, e sa kanë lojtarë në mënyrë ta dinë se a janë të gatshëm të shkojnë në nivel më të lartë apo jo”, ka përfunduar Hoxha, i cili shpreson se klubet tona do të jenë të afta që të prezantojnë në mënyrë sa më të mirë vendin tonë në rrafshin ndërkombëtar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here