Fazliu: Kosova i vetmi vend në botë që jep pensione për ish-luftëtarë

0

Udhëheqësi i Zyrës së veteranëve të luftës së UÇK-së, Faik Fazliu, ka deklaruar në Info Magazine të Klan Kosovës se gjatë ditës së sotme kanë aplikuar për marrjen e vërtetimit të veteranit 987 veteranë, derisa kanë mbetur edhe disa dhjetëra që të marrin sot vërtetimet.

Ai ka shpjeguar se nuk është e rëndësishme kur do të merren vërtetimet, sepse nuk ka limit kohorë për një gjë të tillë, prandaj shpreson se ditët tjera nuk do të bëhet tollovi, siç ndodhi sot.

“Nuk ka edhe shumë veteranë, janë edhe disa dhjetëra. Ligji për veteran na obligon të lëshojmë këto dokumente në këto zyre, unë shpresoj se ditëve në vijim nuk do të ketë fluks kaq të madh, sepse kemi shpjeguar se nuk është e domosdoshme që të gjithë t’i marrin vërtetimet brenda ditës. Numrat e fundit kanë treguar se 987 veteranë kanë aplikuar sot për vërtetimet e veteranëve”.

Fazliu ka treguar edhe se cilat janë dokumentet e nevojshme që duhen për të marrë pensionet, derisa tha se Kosova është i vetmi vend në botë që ofron për veteranët e papunësuar pensione.

“Vërtetimi që e marrin sot dhe atë se nuk janë të punësuar janë dokumentet e vetme që nevojiten për të aplikuar veteranët për të marrë benificionet e veteranit – pensionin prej 170 eurosh”, tha ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here