Fatos Aliu, vëllau i Liburn Aliut largohet nga Vetëvendosje

0

Pas dorëheqjes së Leon Duhanajt nga Vetëvendosje, sot nga ky subjekt politik është larguar edhe Fatos Aliu, vëllai i Liburn Aliut, nuk është më në lëvizjen Vetëvendosje. Ai e ka komunikuar vendimin e tij të mërkurën. E ka ndërlidhur atë me vendimin e Kryesisë së VV-së për përjashtimet e fundit nga subjekti.

Njoftimi i plotë

Dorëheqje nga aktivitetet brenda lëvizjes ‘Vetëvendosje’

 

Pas distancimit tim të shprehur kohë më parë, lidhur me veprimet ofenduese-diferencuese nga ana e individëve të kreut të LVV kundrejt koordinatorëve në Skenderaj dhe Deçan, dhe pasi deri më sot asnjë nga kreu i kësaj lëvizje nuk e pa të udhës të distancohet nga këto veprime, së paku të kërkojë falje publike, përkundrazi, vazhdoi me përjashtime jo korrekte dhe të pabazuara kundër tyre, si dhe vetë organizatës në bazë,

 

Unë, Fatos Aliu, njoftoj opinionin se heq dorë nga aktivitetet e mëtejme brenda kësaj organizate.

 

Me gjithë qëllimet më fisnike për mbështetjen e kësaj organizate që nga themelimi, për parandalimin e së keqes dhe hapjes së mundësive për ndryshime pozitive në vend, me veprimet e këtilla të kreut të saj, konsideroj se një subjekt i këtillë nuk ka arritur, dhe as që do të mund të jetë përfaqësuese e denjë e afirmimit të demokracisë dhe zbatimit të vetëvendosjes në Kosovë.

 

Përndryshe, aktivitetet e mia në të mirë të mbrojtjes dhe afirmimit të vlerave të popullit tim, nuk do t’i pushoj, siç nuk i kam pushuar asnjëherë, që nga mosha e hershme rinore..

 

(veprimtar në ‘Vetëvendosje’, në veçanti si ekspert në fushën e energjisë)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here