Fatos Aliu: Fraksion + ka ardhur si pasojë e humbjes së legjitimitetit në VV

0

Fatos Aliu, ish-anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Fraksioni + (plus), nuk identifikohet më me këtë lëvizje , dhe kjo lëvizje për Fraksionin + është e pa bazë dhe jo legjitime.

Sipas tij, vendimi për të krijuar një fraksion ka ardhur si pasojë e humbjes së së legjitimitetit që nga zgjedhjet e fundit të brendshme, nëpërmes një procesi të parregullt, nga një Këshill i Përgjithshëm me afat të skaduar.

Ai në një intervistë për Botapress, ka thënë se këtë ndarje nuk e kemi shkaktuar ne, po vetë udhëheqja e këtij subjekti.
Sipas tij, vendimi për të krijuar një fraksion ka ardhur si pasojë e humbjes së së legjitimitetit që nga zgjedhjet e fundit të brendshme, nëpërmes një procesi të parregullt, nga një Këshill i Përgjithshëm me afat të skaduar.

Ai ka thënë se këtë ndarje nuk e kemi shkaktuar ne, po vetë udhëheqja e këtij subjekti.

“Veprimet tashmë të njohura të diferencimit nga individë të strukturave drejtuese të kësaj lëvizje, kanë shkaktuar ndarjen e vetë bazës nga udhëheqja aktuale. Prandaj edhe Fraksioni + (plus) rishtas i formuar, e konsideron subjektin e quajtur Lëvizje Vetëvendosje si Fraksion – (minus), i shkëputur nga baza, dhe shkaktar të krijimit të Fraksionit + (plus)”, ka thënë Aliu.

I pyetur për synimin e Fraksion +, se a do ta dëmtojë VV-në, Aliu ka thënë se këto përgigje do të jepen në zhvillimet e ardhshme dhe se Fraksion +, do të zhvillojë reforma pozitive për Kosovën.

“ Se cili do të jetë fati i Fraksionit +, do të tregojnë zhvillimet e ardhshme. Parimin e Vetëvendosjes, si lëvizje e si parim në të mirë të Kosovës e kanë dëmtuar vetë drejtuesit e saj me veprimet që i theksuam më sipër, ndërsa rigrupimit politik aktualisht të quajtur Fraksion +, nuk i intereson të jetë më pjesë e kësaj lëvizje, as të merret me te në të ardhmen, por të zhvillojë reforma për rimëkëmbjen e vlerave burimore, në radhë të parë të dëshmohet si reformatore e ndryshimeve pozitive në vend, e jo vetëm zëdhënës i të drejtës për vetëvendosje. Se cila është gjendja aktuale këtë më së miri e kuptojnë shumica e qytetarëve të këtij vendi, dhe atyre nuk ka nevojë t’ju tregojmë gropën ku po shtyhen nga politikat e sotme, por për reforma që e parandalojnë rënien e mëtejmë të tyre në gropë”, ka përfunduar Aliu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here