Fatmir Sejdiu thotë se Rugova ka lënë testament që ai të jetë zëvendësues i tij

0

Në një intervistë në RTK, ish presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ndër të tjera ka thënë se vet Ibrahim Rugova e kishte lënë me gojë dhe me shkrim që ai të ishte zëvendësues i tij, në proceset politike në kohën kur ai vet ishte i sëmurë rëndë. “Ka fakte, ka dëshmitarë, ka edhe dokument të shkruar që vet presodenti Rugova ka kërkuar që unë të jem zëvendësues i tij, jo në kuptimin e trashëgimtarit politik, por në funksion të realizimit të agjendave të rëndësishme të kohës”, ka thënë Sejdiu, i cili megjithatë përpiqej që tërthorazi të prezentohej si njeriu më i besueshëm i themeluesit të LDK-së, Ibrahim Rugova. Sejdiu ka lënë të kuptohet në këtë intervistë se nuk ka hequr dorë nga ambicja për të marr udhëheqjen e LDK-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here