Fatmir Sejdiu: “Kjo qeveri ka humbur shpresat e të rinjve”

0
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në një bisedë për gazetën austriake “nachrichten.at” ka thënë se qeveria aktuale ka humbur shpresat e të rinjve të Kosovës. “Gjeneratat e reja e kanë humbur shpresën”, thotë ai, transmeton Epoka e Re.
Kjo është arsyeja kryesore për largimin e mijëra qytetarëve të Kosovës gjatë muajve të fundit për në Austri dhe Gjermani.
Sipas Sejdiut në këtë drejtim Qeveria duhej të bënte më shumë. “Do të duhej të investohet më shumë në shpresën e njerëzve”, ka thënë Sejdiu.
Pas zgjedhjeve të vitit 2014, partitë kishin humbur gjashtë muaj për të formuar qeverinë e re. Sejdiu ka thënë se Kosova ka nevojë për reforma urgjente, sidomos në arsim dhe gjyqësor. Gjithashtu marrëdhëniet më ndërkombëtarët duhet të janë edhe më të mira. Ndërsa, po ashtu duhet të punohet më shumë që Kosovën ta njohin të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.
Kur u pyet nëse do të kandidojë sërish për president në zgjedhjet e ardhshme, Sejdiu është përgjigjur i paqartë. “Kjo pyetje nuk është aktuale”. Për fat të keq, ende në këtë kohë presidenti zgjidhet nga parlamenti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here