Fatmir Limaj mendon se më mirë OKB ta formojë Gjykatën Speciale sesa Kosova

0

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, e ka ripërsëritur qëndrimin e tij për themelimin e Gjykatës Speciale, duke thënë se ajo e dëmton sovranitetin e shtetit.

“Prekja dhe kufizimi i sovranitetit e kthen Kosovën 16 vite mbrapa në protektorat, dhe ju që po negocioni për këtë çështje duke mos pasur mandat legjitimitet për një gjë të tillë, e dini mirë çfarë dëmi mund t’i shkaktohet konsolidimit tonë shtetëror”, ka shkruar Limaj në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, nëse në mes institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare nuk ka mirëkuptim rreth themelimit të saj, kjo çështje duhet t’i delegohet Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Ndërpritni këto negociata dhe të gjithë miqve tanë tu thuhet: Po, ne jemi të hapur për të gjetur rrugë dhe opsion kredibil për adresimin e të gjitha dyshimeve të dala në raport, por pa prekur sovranitetin e shtetit tonë. Nëse nuk ka mirëkuptim atëherë kjo çështje le të shkoj edhe në OKB, me mesazhin e qartë se ne nuk votojmë kufizimin e sovranitetit të vendit tonë”, është shprehur ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here