Fatmir Limaj i fton qytetarët që të dalin në protestë të shtunën

0

Partia NISMA për Kosovën ka thirrur qytetarët e Kosovës që të dalin në protestën e të shtunës në Prishtinë kundër deklaratave të ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq.

Në një komunikatë të këtij subjekti është shkrua se kjo parti me shqetësim ka përcjellë zhvillimet e fundit në vend.

“Qytetarët e Kosovës me shumë të drejtë kanë filluar që përmes protestave të organizuara në shumë qytete të Kosovës të shprehin shqetësimin e tyre për zhvillimet e fundit në vend.

Duke i konsideruar të drejta shqetësimet e tyre NISMA për Kosovën përkrah protestën që do të organizohet të shtunën me datë 24.01.2015”, është shkruar në komunikatë. “NISMA fton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj që të marrin pjesë në protestë”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here