Fatmir Humolli zgjedhet kryetar i AAK-së në Podujevë

0

Fatmir Humolli është zgjedhur kryetar i AAK-së në Podujevë. Njoftimin e ka bërë vetë Humolli në një postim në rrjetin social Facebook.

“Sot u mbajt kuvendi zgjedhor i degës së AAK-së në Podujevë me pjesëmarrje të delegatëve të zgjedhur në të gjitha nëndegët për të cilat kemi punuar bashkë muajte fundit duke i ristrukturuar ato, si dhe duke formuar nëndegë të reja.
Nga ky kuvend u zgjodh këshilli drejtues me 30 anëtarë, të cilët më pastaj më zgjedhën mua si kryetar të kësaj dege.
Poashtu u zgjodhën edhe kryetarja e aleancës së gruas Edita Latifi dhe kryetari aleancës së të rinjëve Avdyl Hoxha.

I falenderoj të gjithë për besimin e dhënë, edhe më tutje do vazhdojmë me punë!”, ka shkruar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here