Fatime Hoti: “Me pozitivitet e këmbëngulje arrihet çdo gjë”

0

Modelja Fatime Hoti thotë se asgjë nuk është e pakapshme. Sipas saj, vetëm duhet pozitivitet dhe këmbëgulje. Në një intervistë Hoti, e cila merret edhe me muzikë, ka treguar që këtë profesion e bën me shumë kënaqësi. Arsyeja pse ka zgjedhur të studiojë për Shkenca Politike është se mendon që gjithmonë ka nevojë për kuadro të reja. Hoti ka thënë se i përkushtohet leximit dhe e vlerëson atë si një aktivitet të mirë për anën shpirtërore të njeriut. Asaj i pëlqen Rahoveci si vendlindja e saj, por thotë se Prishtina është një qytet që të krijon mundësi më të mëdha.

Kush është Fatimja jashtë fushës së modes dhe të muzikës?

Një vajzë e thjeshtë dhe me shumë ambicie. Më erdhi interesante kur e lexova emrin ngase jam mësuar të më thërrasin Fatush (qesh v.j.)

Pse merrni me modelim?

Arsyeja pse kam hyrë në botën e modelizmit ka qenë se kam dashur shpeshherë të jem para mediave edhe asnjëherë nuk i kam thënë vetes që nuk mundem të realizoj diçka. Çdo gjë që e kam synuar e kam prekur çdoherë. Pra është fjala për gjërat që më kanë tërhequr. Asnjëherë nuk kam thënë se diçka është e pakapshme. Vetëm duhet pozitivitet dhe këmbëngulje dhe synimet e bukura arrihen.

Po me muzikë?

Muzikën e dua. Më pëlqen të këndoj edhe në shtëpi e edhe në ahengje familjare. Tanimë kam realizuar edhe projekte të tëm cilat janë publike. Më pëlqen, e bëj pa përtesë, edhe pse merr kohë, lodhje. Në fund të gjitha komentet, si pozitive si negative, i marrë si këshilla që diçka duhet përmirësuar. Por në fakt komentet shumë më shumë janë pozitive dhe kjo është çështje e publikut, ngase ata e vlerësojnë më mirë.

Pse zgjodhët të studioni për Shkenca Politike, a mund të ndodhë të angazhoheni në këtë fushë në të ardhmen?

Ne jemi vend demokratik edhe mendoj që Kosova ka nevojë për kuadro të reja. A synoj të merrem me politikën? Nuk jam akoma në fazën dhe pozicionin për të thënë se po synoj. Ka edhe lëmi tjera që ndërlidhen me këtë fushë, ku janë p.sh. Sociologjia, Media etj. Këto më tërheqin pak më shumë aktualisht.

A i kushtoni kohë leximit?

Lexoj shpesh. Lexoj edhe shum gjëra që janë jashtë sferes së asaj që studioj. Aktualisht jam duke lexuar më shumë gazeta, nga më të ndryshmet, si ato ndërkombëtare e si këto vendore. Dhe jam pak e pakënaqur me lajmet e botuara. Mendoj që duhet pak më shumë t’i kushtohet rëndësi zhvillimit ekonomik, hapjeve të vendeve të reja të punës për rininë etj. Pra duhet të merren pak masa për gjendjen aktuale, është e paknaqëshme.Vizioni ynë si popull është Bashkimi Evropain. Sapo kam mbaruar së lexuari disa lektyra të ndryshme për fëmijë si edhe visare popullore kineze. Leximi vërtetë të kënaqë shpirtin.

Keni ndonjë idol?

Kam disa. Dr Flori, Passenger, Kelly, marilyn monroe dhe Angela Merkel.

Cili është mashkulli ideal për juve?

Mashkulli ideal?! Një partner apo më mirë ta quaj një shok me të cilin do të kemi një mirëkuptim, tolerancë ndaj njëri- tjetrit, me të cilin do të krijojmë bashkë edhe një familje të lumtur

A ndiheni më mirë në Rahovec apo në Prishtinë?

Rahoveci është kumuna ime, janë njerëzit ku unë jam lindur e jam rritur me ta. Por Prishtina ka hapësira më shumë për aktivitete si në sferën e politikës. Jam mësuar me jetën e Prishtinës prej vitit 2006, por sinqerisht prapë shumë shpesh vij në Rahovec, sepse nuk mundem gjatë të qëndroj pa familjarët e mi.

Do të pranonit të pozonit nudo për njër revistë?

Nudo? Asnjëherë nuk kam pretenduar të dalë ashtu, por nëse vazhdoj veç me modelizëm edhe muzikë ndoshta, por për momentin jam për jo, edhe pse kam fotografi provokative që i bëj për art.

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Synimet për te ardhmen? Të diplomoj në drejtimin që e kam filluar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here