Faqe e veçant për veteranët e rrejshëm

0

PRISHTINË, 21 SHKURT – Publikimi i listave të veteranëve dhe kategorive të tjera të luftës së UÇK-së ka ngjallur këto ditë reagime të ndryshme. Një grup veteranësh ka hapur llogari të veqant në rrjetin social “Facebook” ku po i publikon vetëm emrat e atyre që ata konsiderojnë se kanë apliku rrejshëm për të marrë statusin e veteranit të luftës apo ndonjë titull tjetër të pamerituar. “Miqë të nderuar duke parë se çfarë po ndodhë me listat e veteranëve të UÇK-së, ku në mënyrë të pandershme futen në lista të dëshmorëve, veteranëve dhe pjesëmarrësve të UÇK-së, individë që nuk ishin kurrë as ushtarë, as pjesëmarrës e aq më pak dëshmorë, invalidë, e veteranë të UÇK-së, ne një grup veteranësh të UÇK-së kemi vendosur që në këtë faqe t’i publikojmë të gjithë emrat që i dijmë që nuk ishin ushtarë të UÇK-së”, kanë njoftuar ata. “Mbase zëri ynë nuk do të dëgjohet larg, por një gjë le të jetë e sigurtë, se zëri ynë nuk blihet me para dhe nuk shuhet për aq sa të kemi frymë dhe të jemi gjallë mbi këtë dhe”, kanë theksuar ata me lutjen për të gjithë qytetarët që t’i shpërndajnë postimet e tyre, “le të dëgjohet zëri ynë, zë i së vërtetës”. “E kemi quajtur këtë profil Veterani i pavërtetë ngase këtu do të publikohën listat e manipuluara të veteranëve, dëshmorëve, invalidëve dhe pjesëmarrësve të Lutës sonë Çlirimtare”, kanë shpjeguar ata. Prej dy ditësh nga ky grup kanë filluar të publikohen emra aplikuesish të cilët sipas grupit nuk e meritojnë statusin për të cilin kanë aplikuar. Aty publikohet emri i personit, fotografia, numri i aplikimit, zona, veprimtaria e tij e në ndonjë rast edhe mosha e tij kur ka ndodhë që aplikuesit në kohën e luftës të kenë qenë fëmijë të moshës 14 vjeqare. Aty është publikuar edhe pretendimi i politikanit Lutfi Haziri për të marr statusin e veteranit. Janë dhënë disa emra të cilët sipas grupit, Shukri Buja si komandant i Zonës së Nerodimes i ka shpërblyer me statusin e veteranit të UÇK-së, militantët partiak ose shokë të tij, ish të burgosur politik. Nuk është parë deri tani ndonjë demantim nga të përmendurit si veteranë të pavërtetë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here