Familjet shqiptare rrëfejnë si i mbrojtën hebrenjtë nga Holokausti

0

Zemergjerësia dhe mikpritja i ka shoqëruar shqiptarët ndër vite, sidomos me ata që janë të kërcënuar me vdekje. Dhe kështu ka ndodhur edhe me të gjithë hebrenjtë që janë strehuar në familjet shqiptare.

Rexhep Hoxha është djali i një prej familjeve që ka strehuar hebrenjtë në kryeqytet. Për Ora News ai rrëfen sesi babai i ka treguar historinë e strehimit të një familje hebreje që përbëhej prej tre anëtarësh.

Rexhep Hoxha: Babai im kishte një dyqan të vogël patiçerie dhe vjen një polic, xhandar, si quheshin në atë kohë dhe i thotë babait tim që është një familje që duket se janë hallexhinj dhe kërkojnë një strehim por gjuhën nuk ua marr vesh. Nisim Allaxhejm quhet burri, Sara gruaja dhe Aron djali. Aroni ishte diku 10 vjeç. Më thotë mua që nëse unë do të radhis njerëzit më të mirë që pati bota, unë do ta nis nga babai dhe nëna jote.

Edhe familja Biçaku në Elbasan shprehet se edhe sot e kësaj dite ata e kanë trashëguar historinë në brezat e tjerë, duke qenë se dy familjet vijojnë të takohen.

Biçaku: Unë do të vdes por ju do të arrini që të gjeni personat që kanë hëngër bukë në familjen tonë. Fakti i vërtetë është se unë isha në Izrael dhe u takova me ta. Hebrenjtë në familjen tonë kanë qëndruar dy vjet. Këtë e thoshte Rafaeli me gojën e vet: Nuk besuam se do të shpëtojmë gjallë nga Mefaeli. Por Mefaeli është njeri besnik, Njaziu është vëllai im.

6 milion hebrenj kanë mbetur viktima në të gjithë botën si pasojë e genocidit të nazistëve ndaj tyre por vetëm në Shqipëri ata gjetën mbështetje dhe strehim të sigurt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here