Familjarët po identifikojnë trupat e vrarë,pritet tërheqja

0

Kanë arritur çertifikatat prej Kumanova. Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, e ka konfirmuar lajmin për portalin SHENJA dhe tash familjarët do të hyjnë t’i identifikojnë trupat e tyre.

Familjarët e të vrarëve nga Kosova që në orët e para ditës kanë ardhur në Maqedoni dhe kanë qëndruar para morgut në Butel, për të marrë trupat e familjarëve të tyre. Procedurat e tejzgjatura të dokumentacionit kanë qenë shkaku kryesorë se pse deri në këto momente është vonuar kjo procedurë. Ndërkohë siç njoftoi më herët ambasadori kosovar në Maqedoni Ylber Hysa si dhe Drejtori i Institutit të Mjeksisë ligjore, Arsm Gërxhaliu, autopsia mbi trupin e kosovarëve të vrarë do të kryhet edhe një herë në Kosovë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here