Familjarët e tre heronjëve, liderëve: Bashkohuni për shtetin

0

Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hafik Zejnullahu patën fuqi dhe vizion të godasin armikun që në dukje për shumë njerëz ishte i pamposhtur.

Kështu u tha në Akademinë Përkujtimore, kushtuar 19 vjetorit të vdekjes së tre heronjëve. Po ashtu, u tha se ata, së bashku me dëshmorët tjerë deshën që Kosova të jetë shtet ku sundon ligji.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli ka deklaruar se FSK u themelua dhe ndoqi traditën patritike të dëshmorëve të kombit.

“Jam thellësisht i bindur se Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës në kuadër të ndërmarrjes së masave për krijimin e institucioneve më vitale të shtetit, do të ndërmarrin të gjitha masat për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës brenda këtij viti, e cila ka për objektivë anëtarësimin në NATO. Nuk ka dyshim se heronjët e kombit si Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, por edhe dëshmorët tjerë kanë dashur që ne të punojmë dhe e ndërtojmë shtetin që sundon ligji”, tha Demolli.

Në emër të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa tha se kur të gjithë ishim të lodhur, Zahir Pajaziti me shok u ngrit me bindjen e plotë për liri.

Ai shtoi se pati fuqi dhe vizion të godas armikun që në dukje për shumà « njerëz ishte i pa mposhtur. Zahiri, sipas Mustafës i dha luftës një plan strategjikë, duke bërë që kryengritjet tona të mos jenë lokale por të shtrihen në gjithë Kosovën.

Në emër të familjarëve, Bajram Zejnullahu iu bëri thirrje të gjithë liderëve që të bashkohen dhe ta qojnë përpara shtetin e Kosovës, sepse shteti është më i vlefshëm se sa personi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here