Familjarët e të vrarëve të LDK-së i gëzohen formimit të Gjykatës Speciale jashtë Kosovës

0

PRISHTINË, 20 JANAR – Rreth 16 vjetë pas luftës, familjarët e veprimtarëve të LDK-së të vrarë në rrethana të pasqaruara gjatë dhe pas luftës në Kosovë, kanë dalë në mënyrë të organizuar që të kërkojnë drejtësi. Gjykata Speciale e paralajmëruar të formohet sivjetë, është parë si shpresa e vetme nga këta familjarë për dënimin e kryesëve të veprave kundër më të dashurve të tyre. Së këndejmi ata në protestën e mbajtur të martën në Prishtinë kanë insistuar që ajo të formohet sa më parë. Fakti se kjo gjykatë do të funksionojë jashta tërritorit të Kosovës, është parë nga oratorët e tubimit si një shpresë se ajo nuk do të jetë e ndikuar politikisht. Fakti tjetër se në krye të Qeverisë së Kosovës është i pari i LDK-së Isa Mustafa dhe deklarimet e tij të mëhershme rreth këtyre rasteve është parë si një shpresë tjetër nga të njëjtit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here