Familjarët e të dënuarve në rastin Monstra: Na e mbyllën derën! (VIDEO)

0

 

Vërtetimi i burgimit të përjetshëm për rastin “Monstra” solli emocione të forta në shtëpinë e  Agim dhe Afrim Ismailoviç. Ekipi i televizionit SHENJA vizitoi nënën e dy djemve të dënuar për vrasjen e të rinjve maqedonas, e cila tashmë ka ngelur në shtëpinë gjysmë boshe, vetëm me nusen dhe nipin e vogël. Sëmundja dhe malli që e kishin rraskapitur tregoheshin në vijat e fytyrës së sajë, që kohë pas kohe fshiheshin pas lotëve. Zonja Barije thotë se lajmi për vërtetimin e burgut të përjetshëm ia ka zgjuar ndjenjën kur për herë të parë morën lajmin se fëmijët e saj mund të mos shihnin më dritën e diellit.

“Të ishim fajtorë nuk jam kundër, e kanë bërë dhe le ti dënojnë, por nuk janë. Forca e bënë këtë. Vetë e kanë arën, vetë e kanë teslicën. Evlad, evladi djeg. Prej kur mi kanë mbyllur djemtë, unë jam bërë kështu. Më kanë mbyllur edhe mua vetëm me një nip të vogël. Çfarë drejtësie është kjo”, ka deklaruar Barije Ismailoviç.

Nëna e Agimit dhe Afrimit, shpreh mllefin ndaj pushtetit, i cili sipas saj ika burgosur djemtë e saj pa faj, megjithatë nuk e humb shpresën që një ditë drejtësia do të gjejë rrugën.

“Gruevski po dinë për vete. Ai duhet ti gjejë, e dinë se kush e ka bërë këtë gjë, e jo vetëm t’ia mvesh dikujt se mundem. Këtu drejtësi nuk ka por edhe shtrembër nuk do të shkojë, drejtësinë do ta kërkojmë edhe ne dikund, nuk do ta lëmë kështu. Të isha më e fortë do të kisha reaguar ndryshe por jam lodhur, shumë jam lodhur.”, ka shtuar më tej ajo.

Edhe Bedri Ajdari, familjar i disa prej të arrestuarve shpreh zhgënjimin nga politika shqiptare, e cila sipas tij nuk bëri asgjë për të siguruar gjykim të drejtë për shqiptarët e burgosur.

“A është i thjeshtë ky vendim apo është i pakuptimtë nuk e di, por ne pasojat po i vuajmë. A po tallen ata apo jo, nuk  e di. Por ne jemi të zhgënjyer nga të gjithë politikanët, edhe nga shqiptarët edhe nga maqedonasit por drejtësinë e kërkojmë nga shqiptarët. Shqiptarë të cilët janë bërë mburojë ose kapak i pisllëqeve të pushtetarëve maqedonas që përmes lotëve të familjarëve tanë, dhe të fëmive të familjeve të të akuzuarve tua sjellin parajsën fëmijëve të vetë, por le ta kenë parasysh se ne edhe si familje edhe si shqiptar nuk do ta lëmë me kaq. Le ta kenë parasysh edhe hakmarrjen. Nuk do të mund të na shesin si mish për top”, ka thënë Bedri Ajdari.

Ai  në emër të familjarëve të djemve të dënuar,  bëri thirrje deri tek shqiptarët për rezistencë, në të gjitha format duke rikujtuar të gjitha proceset e montuara politike ku siç thotë, populli shqiptar ishte“kurban”. Ajdari bëri apel edhe deri tek Prokuroria Speciale që të marrë këtë rast nën hetim me prioritet pasi prej kësaj ngjarje mund të burojnë trazira të mëdha qytetare.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here