Familja Pajazitaj pret autopsinë me shpresën që Donjeta e tyre është e gjallë

0

Familja Pajazitaj nga fshati Strellc i Ulët i Deçanit po shpreson që rezultati i autopsisë do të dëshmojë se kufoma e gjetur të enjten pasdite në Bjeshkën e Strellcit nuk është e vajzës së tyre.

Donjeta Pajazitaj (24) është zhdukur pa gjurmë që nga 9 nëntori i këtij viti, shkruan sot Koha Ditore.

Disa orë pas zhdukjes familja e ka lajmëruar në Policinë e Kosovës por vetëm të enjten kanë marrë informata nga ky institucion. Atyre ju është thënë se është gjetur një kufomë pak kilometra larg fshatit të tyre dhe se pas rezultatit të mjekësisë ligjore do të vërtetojnë se a është kufoma e Donjetës.

Por, të premten, miq e familjarë kanë vizituar shtëpinë e kësaj familje për t’u shprehur ngushëllime.

Familja u thoshte se nuk i pranojnë ngushëllimet pa e marrë konfirmimin e mjekësisë ligjore. Por autopsia ende nuk është gati.

Nëna e Donjetës, Lumnija rrëfeu se herën e fundit kur e ka parë, Donjeta kishte të veshur farmerka dhe një jakne të zezë të lëkurës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here